Milani ende po e kërkon Ardon Jasharin, i cili mbetet favorit për të forcuar mesfushën e Masimiliano Alegrit pavarësisht vështirësive.
Pikërisht te kjo çështje është ndalur edhe presidenti i kuqezinjve, Paulo Skaroni.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm në takimin e Lega Serie A sot, ai deklaroi shkurtimisht se:
“Ne nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”.