Medon Berisha: Të përsërisim sezonin e kaluar

- Bota Sot

Medon Berisha: Të përsërisim sezonin e kaluar

Mesfushori shqiptar i Lecce-s, Medon Berisha, ka folur për mikrofonin e Sky Sport nga grumbullimi veror i ekipit salentin, ku ka treguar optimizëm për sezonin e ri dhe dëshirën për të ndihmuar shokët e skuadrës. Lojtari i Kombëtares sonë foli në prag të sezonit të ri ku zbuloi se do t’i kërkojë fanellën Modric në përballjen mes tyre.

“Po ndërtojmë një grup të fortë, me lojtarë si Ramadani, Gaspar, Krstovic dhe të tjerë. Ka atmosferë të mirë dhe shumë punë.

Trajneri Di Francesco? Po punojmë shumë me trajnerin që nga dita e parë. Seancat me dy ushtrime nuk ndalen kurrë. Ai kërkon shumë dhe ka pritshmëri të larta për cilësinë. Po mëson shumë edhe për lëvizjet në fushë.

Objektivi? Mbijetesa është objektivi ynë. Ashtu si vjet, kur shkruam histori, duam të vazhdojmë ta shkruajmë.

Përballë idhujve si Modric e De Bruyne? Modric ka qenë gjithmonë idhulli im që kur isha i vogël. Do të jetë një ndeshje e veçantë dhe sigurisht që do t’i kërkoj fanellën”, deklaroi Berisha.



Lexoni të gjitha në Bota Sot