Sterling vlerësohet më pak se shqiptari

- Bota Sot

Sterling vlerësohet më pak se shqiptari

Chelsea ka disa lojtarë në listë për t’i shitur në këtë afat kalimtat të verës.

Një prej tyre është Armando Broja.

Së fundmi është zbuluar shifra që londinezët presin për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për plot 25 milionë paund. Një shifër mjaft e konsiderueshme, duke marrë parasysh që prej dy sezonesh Broja vuan dëmtimet.

Për më tepër, që Çelsi kërkon më shumë se për të lënë të lirë Sterling. Këtë të fundit është i gatshëm të heqë dorë për 20 milionë paund.

Për Brojën nuk ka munguar interesimi deri tani. PSV, Parma, Lajpcig dhe Shtutgart janë shfaqur pas tij.

Shifra e kripur që Çelsi kërkon mund të sjellë një tjetër huazim. Kujtojmë se 23-vjeçari ka kontratë të vlefshme edhe për tre vite.



Lexoni të gjitha në Bota Sot