Neymar në bisedime për t’u rikthyer në Evropë

- Bota Sot

Neymar në bisedime për t’u rikthyer në Evropë

Ylli brazilian, Neymar mund të rikthehet në Evropë përmes një transferimi të bujshëm te Marseille.

ipas raportimeve të fundit, kanë nisur kontaktet mes palëve për një marrëveshje të mundshme.

Neymar u kthye te Santos në janar pas largimit nga Al-Hilal, por periudha në Brazil ka qenë e trazuar, me mungesa të shumta për shkak të lëndimeve dhe përfshirje në një debat të ashpër me një tifoz pas një humbjeje të Santos.

Kjo situatë ka përshpejtuar zërat për largimin e tij të radhës.

Marseille, që tashmë ka në radhët e saj Greenwood-in, duket e interesuar për të përfituar nga situata. Një kalim te ky klub do t’i jepte Neymarit mundësinë të rikthehet në Ligën e Kampionëve, por edhe do të shkaktonte debat, duke pasur parasysh të kaluarën e tij me rivalët e PSG-së.

Në horizont është Kupa e Botës 2026, dhe një kthim në skenën evropiane mund të jetë pikërisht ajo që Neymar kërkon për të ringjallur karrierën e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot