Sipas tabloidit gjerman “Bild”, Nick Woltemade ka informuar për së dyti drejtuesit e klubit të Shtutgart se do që të largohet.
Siç dihet 23-vjeçari prej javësh ka arritur një akord personal me Bayern-in e Mynihut, por në mes është Shtutgart.
Drejtuesit e klubit në fjalë nuk heqin dorë lehtë nga talneti pasi deri më tani kanë refuzuar dy oferta të bëra nga Bayern-i. 45 milionë euro e para dhe 55 milionë euro e dyta ishin ofertat e bëra nga klubi bavarez, i cili tashmë duket se është tërhequr dhe ka lënë lojtarin të bëjë pjesën e tij në realizimin e këtij transferimi.
Bayern ka bërë me dije se përtej shifrës së dytë të ofruar nuk do të paguajë asnjë euro mmë shumë për shërbimet e lojtarit.