Trajneri i Sportingut për Gyokeresin: Është e kaluara

- Bota Sot

Trajneri i Sportingut për Gyokeresin: Është e kaluara

Rui Borges nuk shikon prapa.

Trajneri i Sporting Lisbonës ka thyer heshtjen për herë të parë që kur Viktor Gyokeres u largua për në Londër.

Në një intervistë për SPORTV, trajneri i klubit portugez deklaroi:

“Ai është një lojtar që përcaktoi një epokë për Sportingun dhe futbollin portugez, por tani i përket të kaluarës, për fat të keq, ose ndoshta jo. Ai ishte i rëndësishëm në dy sezonet e fundit te Sportingu, ne gjithmonë do t’i jemi shumë mirënjohës, por tani jemi në një fazë të re, duhet të rishpikim veten me atë që kemi dhe me lojtarët e rinj për të mbetur të fortë”, ishin fjalët e tij të para.

“Lojtarë të mëdhenj kanë kaluar te Sporting, të gjithë vijnë e shkojnë, por klubi mbetet, me madhështinë dhe nevojat e tij. Ne tashmë po shohim përpara, me një qasje të ndryshme, një mënyrë të ndryshme të të menduarit, gjithmonë me qëllimin për të qenë konkurrues dhe të suksesshëm”.

Sidoqoftë, shitja e Gyokeres i solli Sporting një total prej 72 milionë eurosh, përfshirë bonuset. Sulmuesi suedez është prezantuar tashmë nga Arsenali direkt gjatë turneut aziatik, i cili aktualisht po përfshin ekipin e Artetas në një seri miqësoresh para sezonit. “Topçinjtë” i kanë dhënë atij fanellën me numrin 14, një simbol ikonik i veshur nga Thierry Henry në të kaluarën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot