Alexander Isak arrin marrëveshje me Liverpoolin

- Bota Sot

Alexander Isak arrin marrëveshje me Liverpoolin

Një nga sulmuesit më të kërkuar në Ligën Premier, Alexander Isak, thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Liverpoolin.

Transferimi i golashënuesit suedez mund të bëhet rekord për tregun britanik, dhe spekulohet se në lojë janë deri në 140 milionë euro edhe pse Newcastle United kërkon plot 170 milionë euro.

Sipas Sky Sports, Isak dëshiron të largohet nga ‘Magpies’ këtë verë dhe thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje me Reds për një kontratë pesëvjeçare.

Ai aktualisht fiton rreth 150,000 euro në javë në Newcastle, dhe skuadra e tij ka këmbëngulur prej kohësh që t’ia rrisë pagën deri në 350,000 euro në javë, të cilën Liverpool është gati ta respektojë.

Përfaqësuesit e Isakut u zhgënjyen verën e kaluar sepse Newcastle nuk donte të fillonte negociata të reja, dhe tani Liverpooli është i vendosur ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Megjithatë, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje midis klubeve dhe përfaqësuesit e Liverpoolit dhe Newcastle pritet të takohen në ditët në vijim për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Ju kujtojmë se Isak humbi ndeshjen miqësore kundër Celtic për shkak të një dëmtimi të vogël të muskujve të kofshës, por mediat zbuluan se ai në fakt kërkoi të largohej nga klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot