Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për sportin më popullor në botë.
A po mendon shkëputjen? I pyetur nga gazetarët, ka dhënë ca sinjale për vendimet e tij pasi të largohet nga City.
“Nuk e di. E vërteta është se nuk e di. Pasi të largohem nga City, do të ndalem. Kjo është e sigurt. E kam vendosur që do të bëj pushim”.
“Nuk e di sa gjatë do të pushoj, një dy, tre, pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë… nuk e di.
Thjesht e di që duhet të fokusohem te vetja, te trupi im. Mbase… të shoh lopët dhe në sfond është treni që po kalon rastësisht. Kaq duhet”.