Problemet në ndeshjen e parë të sezonit

- Bota Sot

Problemet në ndeshjen e parë të sezonit

Ndeshja e parë përgatitore e Barcelonës për sezonin 2025-26 nuk do të mbahet mend vetëm për fitoren dhe debutimet e Rashford, Joan Garsias, Runit dhe Dro, por edhe për polemikat rreth transmetimit të saj.

Një sulm kibernetik në platformat e transmetimit të klubit e detyroi Barçën të përdorte mekanizma mbrojtës që penguan shikimin e miqësores kundër Visel Kobe.

Megjithatë, siç kanë bërë me dije mediat spanjolle, klubi ka vendosur të rimbursojë të gjithë ata që janë prekur. Barcelona transmetoi falas pjesën e dytë në kanalin e saj në “YouTube”.

Pavarësisht vendimit për ta transmetuar miqësoren ndaj Kobes falas në pjesën e dytë, bordi i Laportës ka vendosur t’ua rimbursojë paratë të gjithë abonentëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot