Bayern Munihu ka njoftuar largimin e një lojtari!
Bëhet fjalë për marokanin, Adam Aznou i cili ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës së njohur angleze, Everton.
Evertoni, pagoi rreth 9 milionë euro për shërbimet e marokanit i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Aznou, gjatë sezonit të kaluar ishte në huazim te skuadra e Real Valladolidit, ku bëri 13 paraqitje.