Ndërprerja apo shtyrja e ndeshjeve në Serie A, ndryshojnë rregullat

- Bota Sot

Ndërprerja apo shtyrja e ndeshjeve në Serie A, ndryshojnë rregullat

Seria A ka ndryshuar rregullat për sezonin 2025/26, që lidhen me ndërprerjen apo shtyrjen e ndeshjeve. Kështu tashmë synohet që ndeshjet e tilla, të mbyllen brenda 24 orëve.

Ka pasur raste, kur për shkak të motit apo ngjarjeve të ndryshme, ndeshjet janë shtyrë dhe është hasur vështirësi për të rregulluar kalendarin. Tashmë klubet kanë rënë dakord për rregullat e reja, që supozohet do të kenë ndikimin e tyre.

Kështu ndeshjet që janë shtyrë para fillimit, duhet të luhen brenda 24 orëve.

Përjashtim bëjnë këtu rastet ku fusha nuk është në kushtet e duhura për të luajtur, është pushimi para ndeshjeve të kombëtareve apo ndeshja e radhës është shumë afër.

Vetëm në këtë rast do të ketë ndërhyrje si më parë, për të caktuar datën e re. Kur ndeshja të ndërpritet, atëherë do të aplikohen rregulla të njëjta që synojnë luajtjen e minutave të mbetura brenda 24 orëve.

Ndryshimi është që klubet mund të aktivizojnë deri në tre lojtarë të rinj, që kanë nënshkruar pas ndërprerjes. Kjo pjesë e rregullores do të interpretohet për rastet e veçanta, kur ndeshja shtyhet për një kohë të gjatë dhe në mes qëndron merkato.

Për rastin më sipër, lojtarët e rinj nuk duhet të jenë afruar nga skuadra tjetër me të cilën është përballja e prapambetur. Në anën tjetër ata që janë zëvendësuar apo kanë dalë jashtë, nuk mund të aktivizohen siç dhe më përpara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot