Djali i këngëtarit të famshëm firmos me klubin shqiptar që garon në Evropë

- Bota Sot

Djali i këngëtarit të famshëm firmos me klubin shqiptar që garon në Evropë

Fituesi i Kupës së Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, ka nënshkruar me mbrojtësin Arben Nikprelaj.

Futbollisti është djali i këngëtarit të famshëm shqiptar, Nikollë Nikprelaj.

“Arben Nikprelaj bashkohet me KF Deçiqin!

Klubi i Futbollit Deçiq Tuzi ka kënaqësinë të njoftojë prurjen e radhës në repartin e mbrojtjes”, njofton skuadra shqiptare.

Këngëtari Nikprelaj është krenar që djali i tij i bashkohet Deçiqit, duke shkruar në profilin e tij në facebook: “Nga sot, djali im

Arbeni, si qendërmbrojtës, do të mbrojë ngjyrat kuq e zi të KF Deçiq. Suksese”.

Deçiqi është në rrethin e dytë të garave kualifikuese të Conferende League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot