Një zhvillim i ri politik në nivel lokal: Ish-Asambleisti i deritanishëm i AAK-së, Bajram Kastrati ka kaluar zyrtarisht në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lajmin e ka konfirmuar kreu i degës së LDK-së, Driton Slemanaj, i cili ka njoftuar se prej sot asambleisti është pjesë e këtij subjekti politik.
Ky kalim vjen në një kohë kur përgatitjet për zgjedhjet lokale janë intensifikuar, ndërsa ndryshimet e tilla pritet të kenë ndikim në balancat politike brenda Kuvendit Komunal.
Nga LDK bëjnë të ditur se asambleisti është mirëpritur nga strukturat vendore të partisë.
Do theskuar se LDK-së – dega në Prizren, javwn e kaluar i është bashkuar edhe njëri prej personaliteteve të respektuar në jetën institucionale dhe publike të qytetit, ekonomisti dhe ish-zyrtari i lartë financiar, Agron Dida.
Postimi i Selmanajt:
Mirë se erdhe në LDK, z. Bajram Kastrati!
![]()
Lidhjes Demokratike të Kosovës i është bashkuar një emër me peshë të veçantë në skenën politike dhe publike të Prizrenit z. Bajram Kastrati, i cili ka mbajtur disa pozita ekzekutive në nivel lokal dhe qëndror.
Z. Kastrati është një prej figurave më të respektuara, i njohur për qasjen konstruktive, përfaqësimin dinjitoz dhe integritetin e lartë në çdo detyrë publike që ka ushtruar. Me formim profesional në fushën e kriminalistikës, ai përfaqëson një kombinim të rrallë të kompetencës profesionale dhe përkushtimit qytetar.
Për vite me radhë, Bajrami ka qenë zë i fuqishëm për interesat e qytetarëve të Prizrenit, duke u dalluar për guximin për të thënë të vërtetën dhe për vizionin e tij për një qeverisje të ndershme, të përgjegjshme dhe transparente.
Ardhja e tij në LDK nuk është vetëm një përforcim i radhëve tona, por një dëshmi e qartë se ndryshimi i madh në Prizren ka nisur. Ai nuk iu bashkua vetëm një partie, por një lëvizjeje për shpresë, dinjitet dhe zhvillim.
Mirë se erdhe Bajram Kastrati – bashkë po ndërtojmë Prizrenin që e meritojmë!
![]()