Dy transferimet e para?

- Bota Sot

Dy transferimet e para?

Nëse shumë klube të mëdha kanë qenë aktive dhe kanë bërë goditje të bujshme në këtë merkato, ndryshe nga ajo që kemi parë vitet e fundit, PSG ka qëndruar në heshtje dhe ende nuk e ka “hapur” merkaton.

PSG kanë transferuar zyrtarisht deri tani portierin e ri nga Roma, 19-vjeçarin Renato Marin, por ende nuk kanë bërë asnjë goditje të bujshme. Megjithatë, PSG pritet të nisë shumë shpejt merkaton dhe të bëjë goditjet e para për këtë verë.

Dy transferimet e para të parizienëve duket se do te jenë dy përforcime në portë dhe në mbrojtje. PSG është shumë pranë të transferimit të Lucas Chevalier, portierit të Lille, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Donnarumma-s.

Ndërkohë që goditja e dytë pritet të jetë transferimi i mbrojtësit ukrainas të Bournemouth, Illia Zabarnyi, për të cilin francezët janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro. Me këto dy përforcime, kampionët e Europës po kërkojnë të forcojnë strukturën e tyre me lojtarë të rinj, por të provuar, dhe të hapin rrugën për një epokë të re me më pak figura mediatike dhe një qëndrueshmëri më të madhe kolektive. Të dy emrat e sipërmendur janë zgjedhje e Luis Enrique, pasi i përshtaten mirë projektit që spanjolli ka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot