Një karton e kuq e një gol, Drita eliminohet nga Champions League!

- Bota Sot

Një karton e kuq e një gol, Drita eliminohet nga Champions League!

Skuadra e Dritës së Gjilanit përkundër lojës së mirë në stadiuminn “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk nxori rezultat të favorshëm ndaj gjigantit danez, Copenhagen, duke pësuar humbje me rezultat 1:0. 

Edhe ndeshjen e parë Drita e humbi me 2:0 kësisoj eliminohen në raundin e dytë të kualifikueseve të Champoons League, tani rrugltimin e vazhdon në Conference League. 

Në minutën e 27-të Drira mbetet pa një lojtar në fushë për faktin se Liridon Balaj u ndëshkua me karton të kuq.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë mysafirët realizojnë përmes futbollistit Andreas Cornelius, i cili përfitoi nga një asistim i Elyounousi-t dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke siguruar fitoren e skuadrës daneze.

Në minutëne 66-të doli ballë për ballë me portierin e Copenhagenit por nuk shënoi as Dabiqaj pasi që një mbrojtës e ndali topin që të shkoi në portë.

Copenhagen kualifkohen në rrethin e tretë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot