Trajneri i FCSB, Elias Haralambus, në prag të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve ndaj Shkëndijës, pavarësisht disavantazhit 0:1 nga ndeshja e parë, nuk e ka fshehur optimizmin e tij të madh.
Ai beson se skuadra e tij do ta mposhtë Shkëndijën dhe do të kualifikohet në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve:
“Më e rëndësishmja është që jemi kthyer në Arenën Kombëtare.
Është stadiumi ku duam të luajmë. Dihet që kemi rezultate të shkëlqyera në këtë stadium.
Do të duhet ta kemi posedimin, do të duhet të luajmë shpejt. Me ndihmën e tifozëve tanë do të jemi më të mirë. Lojtarët duhet të luajnë edhe për tifozët tanë.
Nuk mendoj për penalltitë. Mendoj se kemi cilësi ta përfundojmë këtë ndeshje më herët,” theksoi Haralambus.