Pronari i skuadrës rumune e ka sikletin nga shqiptarët, Zylbehari e rehaton!

- Bota Sot

Pronari i skuadrës rumune e ka sikletin nga shqiptarët, Zylbehari e rehaton!

Steaua e Bukureshtit është në presion të rezultatit dhe e ka frikën para përballjes së kthimit me Shkëndijen e Tetovës.

Shkëndija, kampion i Maqedonisë së Veriut, e ka fituar takimin  e parë me 1:0 në Shkup dhe në Bukuresht synon mrekullinë që të kalojnë në rrethin e tretë kualifikues të Champipns League.

“Deklaratat e Gigi Becalit nxehë atmosferën para ndeshjes Steaua– Shkendija.

Pronari i FCSB është i bindur se skuadra e tij do të kualifikohet pa probleme dhe, për shkak të faktit se skuadra kuqekaltër është më e vlefshme, ai është i sigurt se FCSB do të shënojë të paktën tre gola#, shkruan media rumune “Sport”.

Zyrtari për media i Shkendijës, Faton Zylbehari, e rehaton në një formë pronarin e skuadrës rumune.

"Ekipi juaj mund të fitojë 10:0, por e gjitha ka të bëjë me respektin.

Kjo është ajo që shkruhet në fanella, si logoja e UEFA-s: Respekt.

Shkëndija nuk është një ekip i ligës së dytë rumune. Ne fituam pa luajtur ndeshjen tonë më të mirë. Mund tju mposhtim 3:0 dhe të ndryshojmë historinë. Por në asnjë rast nuk do tju tallim, do tju respektojmë gjithsesi, pavarësisht rezultatit.

Po, kampionati rumun është më i mirë se i yni, por nuk është Bundesliga", tha Zylbehari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot