Nga 1 janari 2026, Republika Çeke thotë se do të fillojë të dënojë individët që promovojnë komunizmin me burgim deri në pesë vjet, pas një ndryshimi në Kodin Penal të nënshkruar nga Presidenti Petr Pavel më 17 korrik, shkruan sot e përditëshmja prestigjoze çeke Prague Morning.
Ajo shkruan se Legjislacioni i cili hynë në fuqi më 1 janar 2026, barazon dënimin për për propoganduesit në promovimin e komunizmit duke e prevaluar atë me promovimin e nazizmit, në këtë kohë i cili ka qenë prej kohësh i dënuar me ligj në Çeki.
Prague Morning po ashtu shpjegon se ndryshimi, ishte i mbështetur nga ligjvënësit Martin Dlouhý (TOP 09), Marek Benda (ODS) dhe Šimon Heller (KDU-ČSL), dhe specifikon se çdo lëvizje që promovon shtypjen e të drejtave dhe lirive duke përfshirë në mënyrë eksplicite lëvizjet “naziste, komuniste ose të organizatave e partive të tjera që kanë status komunizmin si "oksigjen" politik në veprimtarinë e tyre propogandistike” çka thotë komenti i Prague Morning mund të çojë deri në ndjekje penale.
E veçanta e këtij ligji i pesti në vendet ish-komuniste të bllokut të Europës lindore, është se e dënon propogandën komuniste në mënyrë specifike, edhe pse ligji i mëparshëm lejonte dënimin e lëvizjeve të tilla, ai nuk përmendte ideologji specifike si kësaj here me propogandën komuniste .
Ky ligj thonë komentuesit i është referuar ri-vitalizimit të propogandës komuniste në Çeki, sidomos pesmbëdhjetë vitet e fundit nga rinia ideologjike (politikan dhe intelektual trashgimtarë të Partisë Komuniste) që po "luajn" me kartën e globalizmit në vend, në media dhe veprimtari që promovojnë té kaluarën komuniste.
Po sipas kësaj të përditëshmeje thuhet se Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë (KSČM) e cilësoi ndryshimin si “diskriminues” dhe “të qëllimshëm,” përfaqësuesit e saj thonë se nuk kanë frikë për mbijetesën e partisë.
“Ndryshimi është një përpjekje për të heshtur kundërshtarët e sistemit duke kufizuar të drejtat dhe liritë kushtetuese,” ka thënë zëdhënësi i KSČM, Roman Roun.
Prague Morning në editorialin e saj spjegon se ligji synon individët, jo artefaktet historike: Për shembull, ndërtesat , urat dhe rrugët nuk mundet të shëmben, vetëm sepse janë me reliev drapër e çekiçi ose ndonjë basoreliev me ndonjë figurë komuniste, (hiqet vetem relievi ose simboli) pasi ato janë të përjashtuara, nga ky ligj si vepra ose ndërtesa.
Por, ligji i ri që hynë fuqi në janar thotë media çeke e cila i ka kushtuar rëndësi aprovimit të tij, do të ndalojë shfaqjen e filmave , librave revistave me foto-albume me fotografit e udhëheqësve komunist në Ćeki, si dhe shitjen në treg të disa suvenireve dhe produkteve që promovojnë simbole dhe figura komuniste përfshirë bluzat, filxhanët e gotat, do të jenë të paligjshme.
Nga ky ligj dënime më të rënda nga tre deri në pesë vjet burg do të zbatohen në raste që përfshijnë grupe të organizuara, ose kur promovimi i tillë ndodh online ose përmes transmetimeve televizive.
Ndryshimi është pjesë e një rishikimi më të gjerë të Kodit Penal.
Megjithatë, sipas Prague Morning thuhet se ekspertët ligjorë në vend paralajmërojnë se implikimet e vërteta do të varen shumë nga mënyra se si gjykatat do të interpretojnë ligjin.
Juristi kushtetues Jan Kysela tha për Novinky se, ndërsa ekzistenca ligjore e partisë komuniste në Çeki, KSČM mund të mos jetë në rrezik, por veprimet dhe aktiviteti i anëtarëve të saj do të jenë në rrezik për tu ndaluar e dënuar mbas 1 janarit 2026 .