Debutuesi në ligën e parë të futbollit e Maqedonisë, Arsimi nga Çegrani, vazhdon të kompletohet për edicionin e ri
Skuadra shqiptare sonte zyrtarizoi transferimin e radhës.
Është fjala për futbollistin Sikiru Okanlawon Olatunbosun, një sulmues cilësor që vjen nga Nigeria.
Ai e filloi karrierën në qytetin e tij të lindjes duke luajtur për MFM FC, luajti gjithashtu në Turqi për ekipe si Ankaraspor, Menemenspor dhe Tuzlaspor, në Egjipt për Smuha SC, dhe nënë Maqedoni për Voska Sport.