Barcelona po vazhdon të jetë aktive në afatin e transferimeve të verës.
Pak ditë pasi zyrtarizoi transferimin e Marcus Rashford nga Manchester United, klubi katalonas sot ka arritur marrëveshje me yllin kroat Lovro Chelfi.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizo Romano.
Sipas tij, Barcelona tashmë e ka në pronësi 18 vjeçarin e talentuar kroat.
Chelfi do t’i bashkohet menjëherë ekipit të të rinjve të Barcelonës.