Shkëndija e Tetovës merr “skenën”, në fushë zbret edhe Nedim Bajrami

- Bota Sot

Shkëndija e Tetovës merr “skenën”, në fushë zbret edhe Nedim Bajrami

Mbrëmjen e sotme do të luhen disa ndeshje shumë të rëndësishme në Champions League.

Duele këto të vlefshme për raundin e dytë të këtij turneu dhe ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e sfidës së kthimit.

Kështu vëmendjen do ta marrë Shkëndija e Tetovës, me kuqezinjtë që do të luajnë në transfertë ndaj FCSB. Takim që do të startojë në orën 19:30 dhe përballja e parë mes tyre ka përfunduar 1-0 në favor të ekipit shqiptar.

Ndërkohë në fushë do të zbresë edhe Rangers i Nedim Bajramit.

Skocezët do të luajnë po në transfertë, teksa do të sfidojnë Panathinaikos. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar në favor të ekipit të lojtarit të Kombëtares shqiptare me shifrat 2-0..



Lexoni të gjitha në Bota Sot