Chiellini tregon Juventusin e ri

- Bota Sot

Chiellini tregon Juventusin e ri

Giorgio Chiellini, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe aktualisht përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare në klub, ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, ku ka folur për aspekte të ndryshme të jetës bardhezi. Fillimisht shpjegoi rolin e tij të ri në klub:

“Hyra në klub vitin e kaluar dhe u mora me pjesën institucionale, duke zbuluar një botë të re që shkon përtej fushës si Liga, Federata dhe institucionet ndërkombëtare ECA dhe UEFA.

Skena që besoj se është e drejtë t’i njohësh për të pasur një formim më të plotë”.

Më tej, ai shtoi: “Ka edhe dinamika të brendshme, me shumë persona që i njoh prej vitesh, por një gjë është t’i njohësh dhe një tjetër të punosh çdo ditë me ta. E kam nisur këtë rrugëtim vitin e kaluar dhe do ta vazhdoj edhe këtë sezon, duke hyrë në një pjesë të Juventusit më pak të njohur, por që është motori i klubit.

Është një proces që nuk dua ta nxitoj apo ta kaloj me shkurtesa, por jam gjithmonë në dispozicion të të gjithëve. Siç e theksoi edhe Damien (Comolli), nuk marr pjesë në vendimet e merkatos, por nuk ka një person të vetëm që komandon te Juventusi. Jemi një grup që punon dhe bashkëpunon për të dhënë maksimumin”.

Sa i përket projektit të ri të Juventusit, Chiellini tha: “Po përpiqemi të ndërtojmë një bazë, sepse pa themele të forta nuk mund të rikthehesh te fitorja. Ideja është të krijojmë stabilitet, në mënyrë që ky grup të rritet dhe të marrë përgjegjësinë e nderin për të nisur një cikël të ri fitues”.

Ndërsa për trajnerin Igor Tudor, ai u shpreh: “Igor tregoi se çfarë përfaqëson Juve për të dhe ia transmetoi këtë edhe lojtarëve. Igor nuk është vetëm ‘Juve’; vlerat që ka përcjellë në muajt e fundit janë të prekshme. Vendi i katërt dhe një Botëror Klubesh i mirë janë dëshmi në favorin e tij. Ndeshja me City ishte një hap fals për shkak të lodhjes, por ndaj Real Madridit luajtëm me nder dhe, ndoshta, me pak fat…

Igor solli një kulturë të bukur pune, ka dëshirë për të bërë mirë. Mjedisi është pozitiv, por nga pikënisja deri te fitorja, siç dihet, ka shumë hapa për të bërë dhe pengesa për të kaluar. Megjithatë, e nisim nga vlera të rëndësishme”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot