Sulmuesi kolumbian, Luis Diaz ndihet i lumtur pasi kompletoi transferimin nga Liverpooli te Bayern Munichu gjatë ditës së sotme (e mërkurë).
Bayern Munich ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Luis Diaz, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin gjerman.
Ky transferim e ka lumturuar kolumbianin, i cili synon të fitojë çdo trofe me Bavarezët.
“Jam shumë i lumtur, do të thotë shumë për mua të jem pjesë e FC Bayern – ata janë një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë fillimisht Diaz.
“Dua ta ndihmoj ekipin tim të ri me mënyrën time të të luajturit futboll dhe karakterin tim”.
“Qëllimi im është të fitoj çdo titull të mundshëm dhe për këtë do të punojmë çdo ditë si ekip”, përfundoi ylli kolumbian.