Lojtari shqiptar vlen 25 milionë funte

- Bota Sot

Lojtari shqiptar vlen 25 milionë funte

Drejtuesit e Chelsea-t kanë njoftuar blerësit e mundshëm të Armando Brojës se shqiptari nuk largohet nga “Stamford Bridge” nëse në këmbim nuk marrin 25 milionë stërlina.

“The New York Times” ka bërë me dije se në “Stamford Bridge” nuk kanë ndër mend që të diskutojnë për çmimin e kartonit të Brojës dhe të gjitha skuadrat pretendente për shërbimet e lojtarit duhet që të prezantohen me shifrën e kërkuar nëse duan që të hapin një tratativë të mirëfilltë.

Siç dihet për Brojën interes të fortë kanë treguar ekipet e Bundesligës si Lajpcig dhe Shtutgart.

Ekipi lindor po përgatitet për të shitur Benjamin Sheshko, i cili pëlqehet nga United ndërsa formacioni nga Baden-Ëürttemberg kërkon një zëvendësues për Nick Ëoltemade, i cili ka arritur një akord me Bayern-in e Mynihut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot