Tragjedia në familjen e futbollistit

- Bota Sot

Tragjedia në familjen e futbollistit

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth humbi djalin e tij 14-muajsh ditën e dielë.Lidhur me këtë tragjedi, klubi vendosi të pezullojë herët stërvitjet parasezonale, me lojtarin që fluturoi për në shtëpi me një aeroplan privat të vënë në dispozicion direkt nga Luigi De Laurentiis .

“La Gazzetta dello Sport” raporton se funerali i Elliott Charles Verreth do të mbahet të premten në Hilvarenbeek, Holandë.

Një delegacion nga klubi bardhekuq do të marrë pjesë gjithashtu në varrim.

Megjithatë, nesër, pjesa tjetër e grupit të Fabio Kasertës do të rifillojë stërvitjen në përgatitje për sezonin e Serie B, i cili fillon në pak më pak se një muaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot