Radio Catalunya, ka raportuar së fundmi se Barcelona po shqyrton mundësinë e luajtjes së ndeshjes së parë në shtëpi të LaLigas, kundër Valencias, në stadiumin “Johan Cruyff” nëse leja fillestare e përdorimit nuk merret në kohë.
Stadiumi “Olimpik Montjuïc” nuk mund të përdoret atë ditë sepse është i zënë. Konkretisht, Post Malone do të performojë në “Malin Magjik” të premten para ndeshjes, më 12 shtator
Megjithatë, qëllimi i klubit është që ndeshjen e 13 ose 14 shtatorit kundër Valencias ta luajë në stadiumin e rimodeluar “Spotify Camp Nou”, por klubi e ka të hapur këtë mundësi alternative në rast se nuk mund të luhet. Vlen të kujtojmë se klubi u detyrua ta zhvendoste ndeshjen Gamper, e cila ishte planifikuar të mbahej më 10 gusht, në mjediset e reja sepse nuk u mor leja.
Nëse katalanasit duhet të luajnë ndeshjen e tyre të parë në LaLiga në stadiumin “Johan Cruyff”, stadiumi ka një kapacitet prej vetëm 6,000 spektatorësh. Prandaj, do të kishte një ndikim të konsiderueshëm financiar.
Sidoqoftë, klubi po punon për të siguruar që kjo të mos të ndodhë dhe mund të hapë stadiumin “Spotify Camp Nou” kundër Valencias, siç është planifikuar, me një kapacitet prej 30,000 vendesh. Barça kërkoi posaçërisht të fillonte LaLiga-n larg shtëpisë për t’u dhënë atyre më shumë kohë për të marrë lejet e nevojshme për kthimin e tyre në stadiumin e tyre.