Në Arabi tentojnë që të “tundojnë” edhe Lewandowskin

- Bota Sot

Në Arabi tentojnë që të “tundojnë” edhe Lewandowskin

Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Robert Lewandowski mbetet një emër i nxehtë në merkato.

Sulmuesi polak, pas një sezoni të shkëlqyer me Barcelonën, ka zgjuar interesimin e disa klubeve nga kampionati saudit.

Sipas asaj që raporton shtypi spanjoll, disa skuadra nga Arabia Saudite kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar nëse ai do të ishte i gatshëm të transferohej që gjatë kësaj vere.

Lewandowski ka edhe një vit kontratë me Barcelonën dhe nuk ka asnjë dëshirë të largohet nga Spanja. Ai ndihet shumë mirë te klubi katalanas dhe familja e tij është e përshtatur plotësisht me jetën në Barcelonë.

Një tjetër arsye që e mban të lidhur me “blaugranat” është sezoni fantastik që sapo ka përfunduar, me plot 42 gola të shënuar, një statistikë mbresëlënëse për një lojtar në moshën e tij..



Lexoni të gjitha në Bota Sot