Trajneri i njohur rrëfen betejën me kancerin, jep një detaj të habitshëm

- Bota Sot

Trajneri i njohur rrëfen betejën me kancerin, jep një detaj të habitshëm

Ish-trajneri i njohur holandez, Louis van Gaal, ka rrëfyer hapur përvojën e tij të vështirë me kancerin e prostatës, duke treguar për herë të parë detaje tronditëse nga vuajtjet që ka kaluar.

Në një intervistë të fundit, ai ka konfirmuar se sot ndjehet më mirë, por nuk ka ndërmend të rikthehet më në stolin e ndonjë klubi.

“Sot nuk kam më probleme, edhe pse vazhdoj me kontrolle të rregullta. Vetëm dy vite më parë ishte e tmerrshme, kisha vështirësi edhe për të shkuar në tualet, luftoja me pampersat, bëra disa operacione,”  ka rrëfyer Van Gaal. “Ishte një periudhë ku gjithçka po shkonte keq.”

Fatmirësisht, gjendja e tij është stabilizuar: “Sot kanceri nuk më shqetëson më. Në fund, gjithçka u zgjidh me sukses dhe tani arrij ta menaxhoj situatën. Bëj kontrolle çdo dy ose tre muaj, por çdo gjë po shkon mirë. Jam gjithnjë e më në formë.”

Pavarësisht përmirësimit shëndetësor, Van Gaal përjashton një rikthim në pankinë: “Kush do të donte një trajner me probleme në prostatë? Jo, nuk do të kthehem më në ndonjë klub. Nuk mund të punoj çdo ditë.” .



Lexoni të gjitha në Bota Sot