Allegri: Napoli favorit për titulli

- Bota Sot

Allegri: Napoli favorit për titulli

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, ka folur në konferencë për shtyp në prag të miqësores së fundit të turneut veror kundër Perth Glory, skuadra australiane që do të përballet me kuqezinjtë.

“Jemi në fund të turneut dhe kemi punuar mirë. Duhet ta marrim ndeshjen seriozisht dhe të respektojmë kundërshtarin, që sigurisht do të japë maksimumin. Për ta është një mundësi e madhe për t’u përballur me ne, por edhe për ne është një test i rëndësishëm për të përmirësuar gjendjen fizike dhe taktike.

Seria A? Napoli është favorit sepse kur fiton titullin, je automatikisht favorit edhe sezonin tjetër. Pastaj vjen Interi, një skuadër shumë e fortë që prej vitesh bën një punë të shkëlqyer. Pas tyre janë Juventusi, Atalanta, Roma, Fiorentina dhe Lazio, ka shumë skuadra që do të luftojnë për vendet e para.

Mungesa në Kupat Evropiane, avantazh apo jo? Sigurisht që do të kemi më shumë kohë për t’u stërvitur gjatë javës, por është edhe një disavantazh sepse Milani duhet të jetë në Champions. Është thelbësore për t’u përballur me ekipet e mëdha dhe për të rritur nivelin”, tha Allegri.

Milani do të përfundojë fazën përgatitore në Australi, ndërsa skuadra e Allegrit tashmë po përgatitet për sfidat zyrtare që nisin me Kupën e Italisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot