David prezantohet te Juventusi

- Bota Sot

David prezantohet te Juventusi

Sulmuesi i ri i Juventusit, Xhonatan David është prezantuar sot para mediave. Kanadezi rrëfeu për përshtypjet e para në Torino si dhe për arsyen pse zgjodhi Serinë A.

Ndër të tjera ka treguar se idhulli i tij kur ishte fëmijë, ishte Didier Drogba.Përshtypjet tuaja të para?

“Është një ndjenjë e mrekullueshme për mua të jem në një ekip si Juventusi. Java e parë shkoi shumë mirë, shokët e mi të ekipit më ndihmuan shumë.”

Pse zgjodhët Juventusin? A ishin të përfshirë edhe Interi dhe Napoli?

“Patëm diskutime me menaxhmentin, gjë që ishte e rëndësishme për mua. Fola edhe me shokët e mi të ekipit. Kishte shumë interes që unë të vija këtu, dhe unë kisha të njëjtin interes.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot