Sulmuesi shqiptar firmos me ekipin e ri

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar firmos me ekipin e ri

Armando Sadiku është futbollisti më i ri i Bellinzona.

Sulmuesi 34-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Indi me FC Goa, për të nisur një të re në ligën e dytë zvicerane.

Duke qenë se ishte pa ekip, klubi i Bellinzona nuk ka paguar asnjë “kacidhe” për shërbimet e shqiptarit.

Ndërkohë që për 34-vjeçarin është rikthim në zvicër, pasi në të shkuarën ka luajtur për Locarno, Lugano dhe Zyrih.

Kujtojmë se emri i Sadiku u përfol shumë për një rikthim te Elbasani. Por, pavarësisht bisedimeve akordi nuk u arrit kurrë dhe sulmuesi mbetet kështu larg Superiores.



Lexoni të gjitha në Bota Sot