Futbollisti Edon Zhegrova po stërvitet me rezervat e Lil sipas “Le Petit Lillois”.
Sulmuesi i Kosovës është në pritje të transferimit jashtë Francës gjatë kësaj kohe, ndërsa ka lënë pas dëmtimin që e mbajti për një periudhë larg fushës së blertë.
Vetë Zhegrova i ka kërkuar klubit që të lëvizë në një klub më të madh.
Për këtë francezët vendosën ta largojnë nga skuadra e parë, ndërsa sulmuesi shqiptar mbetet në pritje të aventurës së re.
26-vjeçari ka qenë ndër më të spikaturit e viteve të fundit. U afrua në janarin e vitit 2022 dhe prej atëherë ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar 18 të tjerë.
Duke pasur edhe vetëm një vit të mbetur kontratë, Lil është e detyruar ta shesë.