Haman paralajmëron: Bayerni në krizë prej dobësive në mbrojtje

- Bota Sot

Haman paralajmëron: Bayerni në krizë prej dobësive në mbrojtje

Të martën, Bayerni u bë skuadra e fundit e Bundesligës që filloi përgatitjet për sezonin e ri.

Që në fillim, eksperti i Skaj, Didi Haman, analizon problemet kryesore të skuadrës së Mynihut – dhe flet troç si zakonisht.

Haman ka një qëndrim kritik ndaj kampionëve: “Problemi i Bayernit është se vitin e kaluar u premtuan shumë kontrata, si ato për Dejvis, Musiala ose Kimish, të cilat bordi mbikëqyrës nuk i miratoi. Kjo gjë dëmton reputacionin.

Bayerni ka probleme komunikimi; shumë gjëra mund të ishin shmangur nëse do të ishin ulur dhe diskutuar më parë se sa para ishin caktuar për çfarë.

Dhe ata u morën vesh me lojtarët, si me Virtz dhe Voltemejd. Por duhet t’i informosh edhe klubet e tjera ndonjëherë.

Pyetja për drejtuesit është nëse ia vlen një telefonatë te Rolfes ose Vehrle. Ata i mësuan të gjitha nga gazeta. E gjitha kjo kushtoi kohë dhe reputacion dhe, në fund, edhe para.

Tjetri u bë gjithnjë e më i shtrenjtë”.

Nga pikëpamja sportive, Haman sheh një problem të madh në mbrojtje: “Problemi nuk është te mbrojtja qendrore, por përpara saj. Duhet të shikosh kush luan para tyre.

Kimish dhe Goretzka janë problemet më të mëdha. Në Mynih mungon mbulimi. Pika më e dobët është mesfusha mbrojtëse.

Unë do ta vendosja Kimish në të djathtë. Përndryshe, do të kemi sërish diskutime për qendërmbrojtësin këtë vit”.

Haman ka këtë parashikim për sezonin: “Bayerni do të jetë kampion, por nuk do të jetë një dominim i Bayernit. Nuk i shoh të shpallen kampionë tri javë para fundit. Ka shumë turbullira për këtë.

Bayerni ka gjithashtu shumë probleme. Pyetja është kush mund ta mposhtë Bayernin. Dortmundi është rivali im i parë.

Ata mund ta bezdisin Bayernin më gjatë”.

Haman sheh gjithashtu Lajpcig si një surprizë të mundshme, në varësi të asaj që do të ndodhë në javët në vijim, cilat yje mund të qëndrojnë: “Nëse e nisin mirë, mund të jenë paketa surprizë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot