Skaj Gjermani raporton se Borusia Dortmund po vlerëson një lëvizje për Xhejdon Sançon e Mançester Junajtid.
Dortmundi ka mbajtur kontakt me Sançon dhe 25-vjecari është në listën e tyre ndërsa kërkojnë të forcojnë opsionet sulmuese.
Megjithatë, Sanço nuk është prioriteti kryesor i Dortmundit, dhe ata ende nuk kanë marrë një vendim për drejtimin që do të ndjekin. Sanço mund të largohet nga Junajtid për 18-20 milion euro.
Kjo do të ishte hera e tretë që Sanço kalon te Dortmundi, nëse transferimi realizohet.
Periudha e tij e parë në Gjermani solli shpërthimin e tij në futbollin botëror dhe i siguroi transferimin prej 85 milion eurosh te Junajtid. Herën e dytë në Gjermani, ai rifitoi pjesë të vetëbesimit dhe luajti rol në rrugëtimin e Dortmundit drejt finales së Ligës së Kampioneve më 2024.