Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur futbollistit spanjoll Carles Perez, i cili ka përfunduar në spital në Greqi si pasojë e një situate të pazakontë.
Ish-futbollisti i Barcelonës e Romës, tashmë pjesë e Arisit të Selanikut në Greqi, ka përfunduar nën kujdesin e mjekësve pasi është kafshuar në organet gjenitale nga një qen.
Sipas mediave spanjolle, lojtari ishte në xhiro me qenin e tij, i cili është sulmuar nga një qen tjetër. Ai po përpiqej të ndante kafshët dhe është kafshuar nga qeni tjetër, pikërisht në organet gjenitale.
Kësisoj, Perez ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve, por raportohet që nuk ka pasoja të rënda nga kafshimi.
Gjithsesi, ai do të humbasë ndeshjen e kësaj mesjave në Ligën e Konferencës, ku klubi i Aris luan përballë azerëve të Araz, të cilët i kishin mundur grekët në ndeshjen e parë.