Asani i bën tifozët të ëndërrojnë

- Bota Sot

Asani i bën tifozët të ëndërrojnë

Jasir Asani është lidhur me një kalim të mundshëm te Esteghal.

Klubi iranian ka shprehur interes për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, që është pjesë e Guangju në Korenë e Jugut.

Asani ishte sot pjesë e skuadrës më të mirë në Kore, që luajti miqësore përballë Njukasëllit. Me fillimin e pjesës së dytë u aktivizua pikërisht sulmuesi shqiptar.

Skuadra e Koresë fitoi 1 me 0, ndërsa pas ndeshjes Asani shkëmbeu fanellën me Kieran Tripier. Foto e publikuar në rrjetet sociale mori një lumë komentesh.

Janë pikërisht tifozët e Esteghalit, që e ftojnë të bëhet pjesë e tyre. Asani ndërkohë ka kontratë deri në fundin e këtij viti, ndërsa Guangju nuk duket i gatshëm të lejojë largimin tani pa të paktën 1 milion euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot