Alvaro Morata kërkon me çdo kusht kthimin me Serinë A. Sulmuesi spanjoll tundohet nga ideja për të qenë pjesë e projektit të Komos në futbollin italian dhe po provon çdo mënyrë për të bindur Gallatasarajn që ta lejojë të largohet.
Edhe pse turqit siguruan Viktor Osimhen, nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga Morata dhe kjo është arsyeja pse kanë refuzuar çdo ofertë që u ka ardhur nga Komo. Italianët kanë akord me futbollistin, ndaj edhe ai po bën të pamundurën që të bëjë këtë transferim.
Për këtë arsye, lojtari ka bojkotuar stërvitjen e djeshme duke mos u paraqitur në përgatitjet me shokët e skuadrës. Një sinjal i qartë për të shtyrë klubin të pranojë ofertën e Komos.
Por mediat italiane raportojnë se as ky vendim nuk ka ndryshuar situatën, pasi te Gallatasaraj janë të bindur se duke injoruar kërkesat e Moratës, do të shtyjnë këtë të fundit t’i kthehet shpejt normalitetit dhe stërvitjeve.