Roma i kërkon Pep Guardiolës një nder të madh

- Bota Sot

Roma i kërkon Pep Guardiolës një nder të madh

Claudio Echeverri, talenti i ri argjentinas, në pronësi të Manchester City, për të cilin janë paguar 18 milionë euro, nuk është në planet e menjëhershme të Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll ka një skuadër plot me lojtarë të afirmuar dhe nuk ka mundësit’i japë shansin talentit argjentinas të provojë veten tek ekipi i parë i “Qytetarëve”.

Guardiolës dhe City-t i ka ardhur në ndihmë Roma. Klubi kryeqytetas ka kërkuar zyrtarisht huazimin e lojtarit. Klubi italian beson se mund t’i ofrojë atij një rol të rëndësishëm këtë sezon, në të cilin ai do të ketë mundësinë të provojë veten për herë të parë në Europë.

“Tuttosport” raporton se propozimi i Romës përfshin dhe opsionin e blerjes në fund të huazimit. Deri tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga ana e klubit anglez. Duhet thënë se propozimi i Romës do i kënaqte të treja palët.

Së pari, klubi kryqytetas do të përforcohej me një talent që mund të bie shumë në sy në Serie A. Së dyti, për vetë lojtarin transferimi te Roma mund të jetë një përvojë e mbarë për të nisur karrierën në Europë.

Së treti, për vetë Man. City-n dhe Guardiolën. Duke qenë se vetë nuk kanë mundësi t’i japin minuta loje djaloshit argjentinas, huazimi në Serie A mund të jetë një përvojë e mirë para se lojtari të provoje veten te ekipi anglez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot