Dita thirrje tifozëve: Ju presim të na përkrahni

- Bota Sot

Dita thirrje tifozëve: Ju presim të na përkrahni

Pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë, Dinamo do të luajë këtë të enjte (nesër) duelin e kthimit përballë Atletic D’Escaldes në kuadër të fazës së dytë të Conference League.

Sfida që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, nis në orën 20:45.

Ndërkohë që në prag të këtij takimi ka folur edhe kapiteni i “bluve”, Bruno Dita, i cili shprehet mjaft optimist dhe kërkon ndihmën e tifozëve.

“E vështirë të shihja nga stoli ndeshjen e parë? Të them të drejtën është e vështirë se të gjithë vitin ne luajmë për këto ndeshjet e Europës. Paraqitja në këto ndeshje është reklama më e mirë për çdo futbollist. Dhe ta ndiqja ekipin nga pankina, nuk isha i mundur të luaja në atë ndeshje, ishte shumë e vështirë për mua.

Kundërshtarët kanë një epik të mirë, nuk janë ekip për t’u nënvlerësuar. Por mendoj se ne kemi akoma më shumë për të dhënë dhe jemi më lart se kundërshtari.

Nuk jemi fare në presion, duke marrë parasysh që kemi një fitore në ndeshjen e parë. Çdo gjë është në favorin tonë, pavarësisht se ekipi kundërshtar nuk është për t’u nënvlerësuar. Por presion nuk kemi as ne si mbrojtje dhe as i gjithë ekipi.

Ata janë një ekip që ndërtojnë mirë nga poshtë, ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të atyre. Do i sulmojmë ku ne mendojmë se aty kanë pikat e dobëta dhe në fund të kalojmë turin. Tifozët? I presim sa më të shumtë në stadium të na përkrahin”, u shpreh Dita.



Lexoni të gjitha në Bota Sot