E habitshme sa shumë kohë ka kaluar. Armando Broja është ende mjaft i ri, vetëm 23 vjeç, por kur shikon statistikat duket sikur ka mbi një dekadë që luan futboll e tani po I afrohet fundit.
Nga Anglia kujtojnë sesa të vështirë e ka Çelsi ta shesë kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, I cili ka shënuar gol në Premier Ligën angleze për herë të fundit në 2 tetor 2023.
Ishte një Fulham-Çelsi, dhe ylli kuqezi, I kthyer nga një dëmtim I rëndë, provoi lumturinë e fundit në elitën e futbollit të ishullit, ndonëse në atë kohë nuk e mendonte si të tillë.
Kjo do të thotë se lojtari I kombëtares shqiptare ka plot 667 ditë pa provuar shijen e golit.
Që nga 2 tetori 2023, ai nuk ka mundur të shënojë në asnjë ndeshje zyrtare, në kampionatin anglez, Kupën e Anglisë apo Kupën e Ligës.
Kjo padyshim që ia vështirëson punën Bluve të Londrës që ta transferojnë përfundimisht, ndërsa ata vazhdojnë të kërkojnë një shifër të lartë për kartonin.
Flitet për 25 milionë paundë, apo rreth 30 milionë euro.
Broja, që luajti tek Evertoni sezonin e kaluar dhe pësoi dy dëmtime të tjera, besohet se pëlqehet nga Shtutgarti e Lajpcigu të Bundesligës gjermane si dhe nga Parma në Serinë A apo PSV Ajndhoven në Holandë.