Luis Diaz la Liverpool dhe u transferua te Bayern për 75 milionë euro. Për anësorin kolumbian pati interes nga disa klube të njohura, përfshi këtu edhe Barcelonën, por në fund lojtari vendosi të transferohej te klubi bavarez.
“Daily Mail” raporton se Luis Diaz është i detyruar të ndjekë dhe të zbatojë me përpikmëri dy rregulla strikte te Bayern, që te Liverpool nuk ezkistonin. Së pari, te Bayern nuk ka gjoba për lojtarët që vijnë me vonesë në stërvitje, por ata që janë të detyruar të qëndrojnë në kompleksin stërvitor për aq sa kohë sa ndodhet dhe trajneri Vincent Kompany aty. Te Liverpool, ka gjoba për lojtarët që vijnë me vonesë në stërvitje.
Së dyti, nëse te Liverpool lojtarët zbulojnë kush do luajë titullarë përmes një mbledhjeje direkte, te Bayern ndodh ndryshe. Cilido lojtar titullar njoftohet përmes grupit të brendshëm të WhatsApp-it të ekipit. Gjithashtu, Luis Diaz do të marrë një makinë të re si pjesë e një rregulli strikt të Bayern-it që të gjithë lojtarët duhet ta ndjekin.
Ajo që duhet të ketë tjetër parasysh Luis Diaz është edhe fakti që Vincent Kompany vlerëson shumë të kthyerit pas në mbrojtje. Kur këtë gjë e bën edhe Harry Kane, të tjerët as që duhet ta diskutojnë këtë gjë. Pra, përveç aftësive sulmuese të cilat Luis Diaz i zotëron në mënyre perfekte, nuk duhet të harrojë dhe aspektin mbrojtës.