Futbollisti i Serie A humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me autobusin

- Bota Sot

Futbollisti i Serie A humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me autobusin

Momente frike për mesfushorin e Comos, Maksens Kakere, i cili është bërë sot në mëngjes protagonist i një aksidenti automobilistik, duke u përplasur me një autobus.

Bëhet e ditur se rreth orës 7 të mëngjesit, Kakere po drejtonte në rrugët e Komos një automjet të cilindratës së madhe, një “Bentley Bentayga”, kur ka humbur kontrollin e makinës.

Nuk dihet ende se pse ndodhi një gjë e tillë, por një nga hipotezat e policisë italiane është edhe asfalti i lagur nga reshjet e disa orëve më parë.

Si rrjedhojë, automjeti përfundoi duke u përplasur me një autobus të linjës urbane, që gjendej në të njëjtën rrugë.

Edhe pse dinamika e një ngjarje të tillë të lë të mendosh për një aksident me pasoja të rënda, për fat raportohet se nuk ka pasur të lënduar nga përplasja.

Me pak fjalë, vetëm momente frike, por pa pasoja as për futbollistin dhe as për drejtuesin dhe pasagjerët e autobusit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot