Tetova: Nuk ka vend për eufori

- Bota Sot

Tetova: Nuk ka vend për eufori

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit kundër Dinamos së Minskut.

Rrogozhinasit fituan 2-0 në transfertë në ndeshjen e parë dhe janë shumë pranë kualifikimit në turin e tretë të Conference League, por tekniku kërkon që të ulë euforinë, pas ndeshjes së parë, pasi asgjë nuk ka përfunduar.

“Dinamo Minsk? Nuk është fytyra e asaj skuadrës që ne pamë atje.

Normalisht është ekip me shumë cilësi. Ato nuk kanë asgjë për të humbur në ndeshjen e dytë, kështu ne do marrim masat tona.

Mendoj se nga një dështim super i madh nuk ka vend për eufori. Jemi nga një ndeshje e freskët ku na ndodhi ajo që ndodhi. Mendoj që jemi të fokusuar që nga unë i pari. Mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme, nuk mendoj asgjë tjetër mbrapa. Të gjithë jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e radhës”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Egnatias.



Lexoni të gjitha në Bota Sot