Shkëndija e Tetovës futet në histori, duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Champions League në futboll.
Shkëndija ka shënuar fitore në Bukuresht, me rezultat 2:1 ndaj Steaua-s dhe falë fitores në Shkup me 1:0, kualifikohet në rrethin e tretë.
Skuadra shqiptare feston, Steaua e tronditur largohet nga fusha.
Pjesa e parë ështl karakterizua me lojë të mirë dhe Shkëndija u paraqit me kujdes duke mbuluar me sukses çdo repart.
Në minutën e 28-të, futbollisti Cisotti kaloi në epërsi skuadrën rumune.
Kjo epërsi nuk zgjati më shumë se pesë minuta.
Skuadra kuqeiz me vetëmohim ia doli që të barazojnë rezultatin në minutën e 33-të.
Autor i golit Liridon Latifi.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut ka shënuar edhe një gol në pjesën e dytë dhe në finish të takimit, duke ua “prerë” këmbët vendasve.
Në minutën e 87-të Krstevski realizoi për 1:2.
“Ballistët” ishin në numër të madh në Bukuresht duke i dhënë përkrahje të madhe Shkëndijes në këtë kualifikim historik.
Në rrethin e tretë Shkëndija përballet me Qarabagun e Azerbajxhanit.