Nuk e duron humbjen nga shqiptarët, lojtari rumun shkakton skandal!

- Bota Sot

Nuk e duron humbjen nga shqiptarët, lojtari rumun shkakton skandal!

Tensioni ishte në nivele të larta në Arenën Kombëtare të Bukureshtit pas dështimit të turpshëm të skuadrës rumune Steaua, dhe futbollisti i kësaj skuadre Denis Alibec u përfshi në një skandal.

“Sipas Golazo, Denis Alibec dyshohet se është hedhur për të rrahur një tifoz në rrugën për në tunel, pasi u fishkëllye nga tifozët në sektorët sipër ulëseve rezervë.

Denis Alibec u "ngarkua" shpejt nga tifozët e tjerë që mbetën në stadium, të cilët dyshohet se filluan të fishkëllenin sulmuesin.

Denis Alibec, i rikthyer në fushë pas pothuajse një muaji pushim, hyri në ndeshje me Shkendijën në pjesën e dytë”, shkruan mes të tjera media rumune “Digisport”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot