Shkëndija ka mposhtur Steauan e Bukureshtit me rezultatin 1-2 në Rumani. Mbrëmje historike që u siguron turin e tretë të Champions dhe po ashtu grupet e një kompeticioni europian për këtë sezon.
Shkëndija e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1Ë0. Kështu shkon në turin e tretë pasi është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Golin e parë e shënoi skuadra rumune, por ekipi tetovar vetëm u motivua për të dhënë më shumë. Kështu barazimi erdhi që në pjesën e parë me Liridon Latifin.
Goli i fitores së madhe në Bukuresht u shënua nga Krstevski, kur regjistrohej minuta e 87-të. E gjithë festa e merituar për skuadrën e Jeton Beqirit, që kthehet në Tetovë me kualifikimin historik.