Xavi Simons, transferimi i radhës i Chelseat!
Mesfushori i talentuar Xavi Simons do të transferohet nga Leipzig te Chelsea, sipas raportimit të Nicolo Schira.
Holandezi 21-vjeçar, që ka shkëlqyer sezonin e fundit në Bundesliga, ka arritur marrëveshje për të firmosur kontratë deri në vitin 2032, me opsion për zgjatje edhe për 2033.
Chelsea vazhdon të investojë fuqishëm në të rinjtë më premtues të Evropës, duke e parë Simons si pjesë të projektit afatgjatë për të rikthyer klubin në majat e Premierligës dhe Evropës.