Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane.
Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina ka hedhur një hap të madh drejt kalimit të turit, diçka që historikisht i ka shpëtuar gjithnjë nga duart.
Ndryshe nga ndeshjet e kaluara, këtë herë gjithçka duket më e pjekur, më e qartë dhe më e realizueshme.
Rezultati i arritur në Minsk i jep siguri maksimale skuadrës së Edlir Tetovës, e cila jo vetëm nuk pësoi gol, por tregoi pjekuri taktike dhe aftësi për të kontrolluar një ndeshje të vështirë në një ambient aspak të lehtë.
Dy golat ishin goditje të forta për rivalët, ndërsa në tërësi ndeshja u menaxhua me maturi dhe disiplinë të lartë. Me pak fjalë, nuk ka më asnjë alibi nëse kampionët e Shqipërisë nuk kalojnë më tej.