Ish-sulmuesi i Barcelonës në gjendje të rëndë shëndetësore

- Bota Sot

Ish-sulmuesi i Barcelonës në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-sulmuesi i djathtë i Barcelonës, Carles Perez, është hospitalizuar dje pasdite, pasi u kafshua nga qentë.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur kur 27-vjeçari tentoi të ndalojë sherrin mes dy qenve.

Ne tentativë për t’i shkëputur qentë nga përleshja, Perez thuhet se u kafshua në zonën gjenitale të trupit.

Sipas medieve spanjolle, gjendja shëndetësore e katalunasit është tejet serioze.



Lexoni të gjitha në Bota Sot