Largimi i Granit Xhakës nga Bayer Leverkusen i dëmton jo vetëm tifozët, por edhe lojtarët.
Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, çeku Patrik Schick e vlerëson Xhakën, i cili tani kalon skuadrën e Premier Leagues.
"Ai ishte një lider," thotë Patrik Schick, transmeton mediumin zviceran “Blick”.
Patrik Schick flet për largimet e lojtarëve të profilit të lartë, si Jeremie Frimpong (24), Florian Wirtz (22, të dy te Liverpool), Jonathan Tah (29, te Bayern) dhe Xhaka.
Futbollisti i kombgëtares së Çekisë vajton largimin e Xhakës.
“32-vjeçari ishte "lojtari më i rëndësishëm për të gjithë ekipin. Ai ishte një lider. Ai ishte lojtari me më shumë përvojë. Tani lojtarët e tjerë duhet të dalin para dhe të "tregojnë karakter", tha çeku.